IPK shkëmben përvojat me agjencitë tjera evropiane të mbikëqyrjes policore

Aktuale

IPK shkëmben përvojat me agjencitë tjera evropiane të mbikëqyrjes policore

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 13:24
Hilmi Mehmeti

Inspektorati Policor i Kosovës është duke marrë pjesë në konferencën profesionale të radhës të EPAC-ut – Partnerët Evropian Kundër Korrupsionit), e cila po mbahet në Lisbonë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të mbikëqyrjes policore dhe agjencive kundër korrupsionit nga shtete evropiane, e në të cilën Republika e Kosovës përfaqësohet nga Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Hilmi Mehmeti me bashkëpunëtorë.

Gjatë zhvillimit të punimeve  në konferencë  do të diskutohen dhe trajtohen  tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, si dhe bashkëpunimi mes agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit, sidomos të agjencive mbikëqyrëse policore.

Në kuadër të agjendës së paraparë do të mbahen punëtori të ndryshme që në mes tjerash do të trajtojnë tema si: integriteti dhe përpjekjet antikorrupsion, shkëmbimi i përvojave në hetimin dhe trajtimin e ankesave ndaj zyrtarëve policorë, trajtimi i dëshmive digjitale etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat