Nënkryetarja e VV-së reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës për dënimin me 21 vite burg të aktivistëve

Aktuale

Nënkryetarja e VV-së reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës për dënimin me 21 vite burg të aktivistëve

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 17 nëntor 2017 Në ora: 14:05
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku  ka komentuar për “Bota sot” vendimin e Gjykatës Themelore,  e cila ka dënuar katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për terrorizëm.

Mulhaxha Kollçaku  e ka quajtur padrejtësi të madhe dhe se dënimet për rastin e montuar nuk i sjellin asgjë të mirë Kosovës.

“A është kjo drejtësi??!! A po doni kështu me i siguru fitoret?? Kujt po i pengon qetësia në Kosovë?? Zyrtarët e lartë shtetëror për krim të organizuar institucional dhe korrupsion të vërtetuar, dënohen me kusht!!! Shtet i kapur ku edhe krimineli mund të bëhet udhëheqës. Dënimet për rastin e montuar nuk i sjellin asgjë të mirë Kosovës”, ka theksuar ajo.

Po ashtu, ka përmendur edhe aktivistin  Astrit Dehari i cili ishte akuzuar së bashku me aktivistët e VV-së, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ajo ka thënë se nuk do të ndalen deri në arritjen e drejtësisë për të gjithë aktivistët.

“Edhe pse Astriti nuk na kthehet, ne nuk do të ndalemi deri në arritjen e drejtësisë për të gjithë aktivistët tanë, përmes së cilëve po provohet të pengohet ndryshimi pozitiv në Kosovë”, ka përfunduar Mulhaxha Kollçaku.

Ndryshe, këto janë vendimet e shpallur nga Gjykata Themelore për aktivistët e VV-së:

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim.

Adea Batusha është dënuar me 2 vjet burgim.

Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burgim.

Egzon Haliti është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat