“21 vjet burg për katër të rinjtë shqiptarë, në qeverinë e Kosovës ka të dyshuar për dhunë e torturë ndaj shqiptarëve”

Aktuale

“21 vjet burg për katër të rinjtë shqiptarë, në qeverinë e Kosovës ka të dyshuar për dhunë e torturë ndaj shqiptarëve”

Nga: B.S Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 14:27
Seanca gjyqësore, shpallja e aktgjykimit

Publicisti Gëzim Mekuli, përmes një postimi në facebook, ka komentuar dënimi e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me 21 vite burg.

Sipas Mekulit, aktivistët e VV-së u dënuar vetëm pse mendojnë ndryshe, ndërsa në qeverinë e Kosovës ka kemi ministra që kanë mbështetur politikat raciste të Millosheviqit.

“Në muajin e Flamurit: 21 vjet burg për katër të rinjët shqiptarë; Arsyeja: Mendojnë ndryshe! Në anën tjetër, në qeverinë e Kosovës, brenda kancellarive të saja, kemi ministra serbë, të dyshuar për dhunë dhe për torturë, të ushtruar ndaj civilëve shqiptarë: pra kemi ministra që kanë mbështetur politikat raciste të Millosheviqit. Këta njerëz të Beogradit mbesin të paprekur nga gjykata dhe sistemi i qelbur juridik i Kosovës; Këta i mbronë Ramush Haradinaj! Kjo është arsyeja se përse duhet cliruar Kosova, me tërë sistemin e sajë, nga banditët e PDK-së, nga mafiozët e byrokracisë së EULEX-it, (dje të UNMIK-ut) e nga akademikët e kazanit të pushtetve!”, ka shkruar Mekuli, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat