Ja çfarë thotë Lajçi për dënimin e aktivistëve të VV-së

Aktuale

Ja çfarë thotë Lajçi për dënimin e aktivistëve të VV-së

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 17 nëntor 2017 Në ora: 14:41
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi e quan një proces politik dënimin e aktivistëve të këtij subjekti politik të dyshuar se kanë marrë pjesë në sulmin e Kuvendit të Kosovës.

“Ky është një gjykim politike, kuptohet ajo, dhe nuk paraqet ndonjë vendim serioz nga ana e kësaj gjykatat.  Pra, është krejt një vendim politik”, tha Lajçi për “Bota sot”.

Ndryshe, Gjykatës Themelore sot ka dënuar katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për terrorizëm.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim.

Adea Batusha është dënuar me 2 vjet burgim.

Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burgim.

Egzon Haliti është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat