Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vendimit të gjykatës për aktivistët e Vetëvendosjes. Haxhiu e ka quajtur sistemin e drejtësisë si sistem kriminal, duke i dënuar të pafajshmit dhe duke u zbrapsur para kriminelëve dhe të korruptuarve.
Ajo thotë më tutje se nuk do të vonoj shumë kur do të japin përgjegjësi ata që kanë montuar këtë rast.
Postimi i plotë:
Ky sistemi jonë i drejtësisë më së paku ka sjellë drejtësi. Ky sistem është aq kriminal saqë i dënon të pafajshmit dhe zbrapset para krimineleve e te korruptuarve!
Se sa kriminal dhe i kapur eshte ky sistem, e deshmon edhe denimi dy dite para zgjedhjeve lokale!
Aktivistet sot edhe mund te jene te denuar me 21 vite burg, pa asnjë provë, por me bindje dhe me pergjegjesi e them se nuk do te vonoje koha kur secili prej atyre qe e ka montuar kete rast do te jap pergjegjesi!
Ne do te vazhdojme betejen tonë, pa u ndalur, per Adeen, Atdheun, Egzonin, Frasherin por po ashtu edhe per Astritin i cili vdiq ne burg!
Sonte, shihemi ne sallen 1 tetori, ne mbeshtetje te kandidateve por edhe ne mbeshtetje te aktivisteve qe sistemi i kalbur i dergoi ne burg!/BS