"Ata që mbajtën Astritin në burg, dënuan aktivistët e Vetëvendosjes"

Aktuale

"Ata që mbajtën Astritin në burg, dënuan aktivistët e Vetëvendosjes"

H.Orana Nga H.Orana Më 17 nëntor 2017 Në ora: 16:28
Adea, Egzoni, Atdheu, Frasher

Ndaj vendimit për aktivistët e Vetëvendosjes ka reaguar edhe Shpend Ahmeti. Ai në një postim në Facebook, ka thënë se të njëjtit prokurorë e gjyqtarë që mbajtën Astrit Deharin në burg, dënuan edhe aktivistët e Vetëvendosjes.

Sipas tij, nëse do t’i shpallnin ata si të pafajshëm, do të shpalleshin vetën fajtor për vdekjen e Astrit Deharit.

Postimi i plotë:

Është e thjeshtë. Ekipi i njëjtë i prokurorëve e gjykatesve ka mbajtur edhe Astritin ne paraburgim padrejtësisht, e Astriti në parabrugim ka humbur jetën.

Po ti shpallnin të rinjtë sot të pafajshëm, ata do të shpallnin vetën fajtor për vdekjen e Astritit. Në mes vetës dhe të rinjve, ata dënuan këta të fundit. Drejtësia do të vihet në vend kurdoherë! Shihemi sonte në tubimin tonë përfundimtar në Prishtinë në sallen 1 Tetori në ora 19:30!/BS

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat