Kurti: Astritin e mbytën në burg, të tjerët i dënuan pa fakte

Aktuale

Kurti: Astritin e mbytën në burg, të tjerët i dënuan pa fakte

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 17:02
Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ish-aktivistin, Astrit Dehari “e mbytën në burg”, ndërsa të tjerët, Frashër Krasniqi, Atdhe Berishën, Egzon Halitin dhe Adea Batushën i dënuan pa fakte.

“Astrit Deharin e mbytën në burg, ndërsa katër aktivistët e tjerë i dënuan me 21 vjet e gjysmë burg. Pa fakte, pa prova, pa argumente”, shkruan Kurti.

“Nuk ka pasur nevojë të na e përkujtojnë që e kanë pushtetin”.

“Mbase po ia përkujtojnë vetvetes, tash që e kanë humbur popullin, para se ta humbin edhe pushtetin. Lëvizja nuk ndalet dhe jemi më të fuqishëm se kurrë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat