Leximi i aktgjykimit, publiku i pakënaqur gjuan gjyqtarët

Aktuale

Leximi i aktgjykimit, publiku i pakënaqur gjuan gjyqtarët

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 17:35
Seanca gjyqësore, shpallja e aktgjykimit

Gjatë aktgjykimit të aktivistëve të Vetëvendosjes sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, publiku në shenjë pakënaqësie gjuajti me diçka në drejtim të Trupit Gjykues.

Nuk dihet se çfarë është mjeti që masa ka gjuajtur por në pamje shihet se si mjeti kërcet në murin prapa gjyqtarëve.

 Pas kësaj gjyqtari Beqir Kalludra ka urdhëruar Policinë që publikun ta largojë nga salla. Disa nga ta kanë rezistuar ndërkohë tre persona raportohet se janë arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat