Sejdiu: Vendime të tilla sikur ky sot nuk na zmbrapsin - Bota Sot
Sejdiu: Vendime të tilla sikur ky sot nuk na zmbrapsin

Aktuale

E enjte, 14 dhjetor 2017

Sejdiu: Vendime të tilla sikur ky sot nuk na zmbrapsin

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 17:51
Dardan Sejdiu

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka reaguar pas dënimit të shqiptuar nga Gjykata Themelor për aktivistët e Vetëvendosjes me 21 vite burg për terrorizëm.

Në reagimin e tij thuhet se vendime të tilla sikur ky sot nuk na zmbrapsin dhe se ky transformim bëhet vetëm kur të korruptuarit ndodhen në bankën e të akuzuarave dhe jo të rinjtë e pafajshëm

Postimi i plotë:

Vendime të tilla sikur ky sot nuk na zmbrapsin. Vendimet e tilla, vetëm n’a motivojnë edhe rikonfirmojnë se këtij vendi i duhet një transformim rrënjësor.

Ky transformim bëhet vetëm kur të korruptuarit ndodhen në bankën e të akuzuarëve dhe jo të rinjtë e pafajshëm.

Më 19 nëntor do t’i lëvizim edhe njëherë të gjithë nga vendi, bashkë me qytetarë do të dëshmojmë që ky vend lufton për drejtësi.

Më 19 nëntor prapë do të deklarohemi që vendime të këtij lloji nuk mund, dhe nuk do të kenë jetëgjatësi.

Vetëm me fitoren tonë me 19 nëntor do të sigurohemi që të mos ketë padrejtësi për asnjë qytetar.

Njëmend, jemi shumë afër. Sot Prishtina merr frymë lirshëm, deri sa Kosova po bëhet.

Bashkë e rikonfirmojmë këtë më 19 nëntor.

Bashkë, deri në ckapjen totale të shtetit.

Bashkë, me mendje dhe me zemër!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test