Rrahim Pacolli paralajmëron padi për shpifje kundër Arbana Xharrës

Aktuale

Rrahim Pacolli paralajmëron padi për shpifje kundër Arbana Xharrës

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 23:46
Rrahim Pacolli

Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli, ka reaguar ndaj shpifjeve që Arbana Xharra ka bërë ndaj tij.

Ai në një status në rrjetin social facebook ka paralajmëruar një padi që do ta ngrish të hënën për Arbana Xharrën, pasi që siç potencoi Pacolli ajo i ka bërë dëm personalitetit, nderit dhe moralit të tij me shpifje.

Pacolli po ashtu ka kërkuar që të ndërpriten shpifjet ndaj secilit personalitet.

Statusi i plotë:

Në kuadër të propagandës së vazhdueshme të cilën më së miri di ta bëjë Arbana Xharra ,e cila përveç që ka degraduar në një servile të politikës dhe personave që dikur villte vrer ndaj tyre e sot u shërben me kënaqësi deri në përulësi, sot paska shpifur edhe ndaj meje e këtë e ka bërë mu në ditën e përfundimit të fushatës zgjedhore për balotazh.
Shpifjeve të ulëta të Arbana Xharrës do t’i përgjigjem në rrugë ligjore, qysh të hënën do të ngris padi pranë gjykatës kompetente për dëmshpërblim ndaj dëmit që më i është bërë personalitetit, nderit dhe moralit. Mjaft më me shpifje kundrejt secilit personalitet që nuk ju shkon juve përshtati. Rr.P

Arbana Xharra i kishte përmend Ahmetit se Rraha i ka marrë do hektarë por ti çka do të bësh pas 19 nëntorit.

Ja postimi I Arbana Xharrës në Facebook

Eh more Shpend cfare derexhe ke ra, me Rrahen, po e vazhdon karrieren politike. Ky ne fund te fundit kurgjo nuk ka me humbe, se i ka marre do hektare te mira ne Hajvali prej juve, po ty kane me te mbete keto fotografi me i vendose ne murin afer diplomes se Harvardit!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat