Haradinaj: Qeveria do të ofrojë mbështetje për sektorin energjetik

Aktuale

Haradinaj: Qeveria do të ofrojë mbështetje për sektorin energjetik

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 12:05
Ramush Haradinaj në takim me zëvendëskryeshefin Ekzekutiv për Zhvillim në KOSTT, Ilir Shala

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim zëvendëskryeshefin Ekzekutiv për Zhvillim në KOSTT, Ilir Shala, me të cilin bisedoi për zhvillimet në sektorin e energjisë dhe për punët që janë duke u bërë në KOSTT.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për zhvillimet progresive në KOSTT si dhe për sfidat e KOSTT-it në anëtarësimin në ENTSO-E, për shfrytëzimin e linjës interkoneksionit Kosovë-Shqipëri, si dhe për obstruksionet që po bëhen nga Serbia, në moszbatimin e kushteve që dalin nga marrëveshja për anëtarësim të KOSTT-it në ENTSO-E dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Zëvendëskryeshefi Shala shprehu besimin se bashkëpunimi me Qeverinë do të ketë efekt pozitiv edhe në këtë sektor të ndjeshëm për ekonominë e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria do të ofrojë mbështetjen për këtë sektor, në funksion të zhvillimit ekonomik, duke theksuar nevojën që ka Kosova për energji elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat