Meta deklarohet sërish rreth pasaportave shqiptare për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Meta deklarohet sërish rreth pasaportave shqiptare për qytetarët e Kosovës

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 12:13
Takimi Thaçi-Meta, ditë më parë

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, ka folur sërish për çështjen e mundësinë dhënies së pasaportave për shqiptarët e Kosovës.

Derisa ka folur për liberalizimin e vizave, Meta ka thënë se në këtë aspekt nuk duhet vepruar në mënyrë emocionale.

“Ne jemi në monitorim për liberalizim të vizave, të mos veprojmë emocionalisht dhe me Kosovën”, ka thënë Meta.

Në vizitën e tij të fundit në Kosovë, presidenti Ilir Meta u ballafaqua me kërkesën e homologut të tij nga Kosova, Hashim Thaçi që i kërkoi atij pasaporta për të gjithë shqiptarët e Kosovës, në rast se për qytetarët vazhdon izolimi nga Evropa. Edhe në takim Meta kishte shprehur rezervat e tij për një gjë të tillë.

Në anën tjetër, Meta ka bërë komente edhe të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë. Ka thënë se Shqipëria duhet ta promovojë anëtarësimin Maqedonisë në NATO, dhe se për këtë tani rrethanat janë më të favorshme.

Këto komente, kreu i shtetit Ilir Meta i bëri në takimin që ka zhvilluar me ambasadorët e Shqipërisë ku tha se Shqipëria duhet të vijojë të përpiqet për të përmbushur 5 prioritetet për çeljen e negociatave. “Besoj tek eksperienca juaj, do të jeni shembull bashkëpunimi”, iu drejtua Meta ambasadorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat