Momenti rrënqethës kur Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari hedhin dheun mbi varr

Aktuale

Momenti rrënqethës kur Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari hedhin dheun mbi varr

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 19:49
Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari hedhin dheun mbi varr

Në Zajas të Kërçovës, është zhvilluar ceremonia e rivarrimit të 280 mbetjeve mortore nga varrezat masive në këtë anë, të martirëve që nga Luftërat ballkanike e deri pas Luftës së Dytë botërore.

Me këtë rast u promovua edhe monumenti përkujtimor “Nëna shqiptare”, nën përkujdesjen e Ali Ahmetit.

Të pranishëm në ceremoni ishin personalitetet e shquara politike të të gjitha trojeve shqiptare.
Në këtë ceremoni të rivarrimit, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari dhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Në fjalën e tij, Bekim Jashari mbajti një fjalë rasti.

“Këta martirë, janë kujtesë që na shohin nga lartë se sa e duam atdheun, sa punojmë dhe sa japim për atdheun”, theksoi Bekim Jashari, duke shtuar se nderimi për të rënët, është nderim për veten, nderojmë përpjekjet shekullore shqiptare për të jetuar të lirë, në tokën amnore.

Image

“Unë e njoh sakrificën, unë e njoh flijimin, unë e njoh edhe dorën shfarosëse, por, njëkohësisht e njoh edhe durimin e kombit tim, vendosmërinë e vëllezërve dhe motrave të mia, e njoh edhe vendosmërinë e guximin e bashkëkombësve të mi”, theksoi Bekim Jashari.

Ndërsa për fqinjësinë, ai theksoi se “çdo popull ka fqinjët e vet, edhe ne kemi fqinj. Ne e kemi dashur, e duam dhe do ta duam fqinjësinë e mirë, me interes të dyanshëm”.

Duke iu drejtuar Ali Ahmetit, Bekim Jashari ka theksuar se “unë e njoh ndjenjën e zbulimit të të rënëve në pusin e oborrit të shtëpisë, unë e di brengën e ndërgjegjes për t’i qetësuar shpirtrat atyre eshtrave. Shqiptarët në këto troje, janë me fat që gjejnë hapësirë për ëndrrat e tyre falë përkushtimit shekullor të shqiptarëve por edhe angazhimit dhe guximit tënd”.

Në fund të fjalës së tij, ai theksuar se “sot bashkë po punojmë që kjo pamje para nesh asnjëherë më mos të përsëritet. Nga ne varet se çfarë të ardhme duam të ndërtojmë. Kur jemi bashkë, jemi në rrugë të mbarë”, theksoi z. Bekim Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat