Presidenti Thaçi pret zgjedhje demokratike dhe me standarde evropiane

Aktuale

Presidenti Thaçi pret zgjedhje demokratike dhe me standarde evropiane

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 21:20
Arkiv

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë thirrje qytetarëve që në balotazhin e nesërm të dalin dhe të zgjedhin udhëheqësit e tyre.

Ai është shprehur i bindur se procesi do të jetë fer, demokratik dhe në standarde evropiane.

Thaçi i ka përgëzuar edhe partitë për fushatën e qetë.

“Në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës, nesër do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash. I përgëzoj partitë politike dhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme elektorale, kurse shoqërinë civile dhe mediat për angazhimin dhe raportimin korrekt.Jam i sigurt se procesi i nesërm zgjedhor do të jetë fer, demokratik dhe i bazuar në standardet evropiane, që tashmë i kemi vendosur si shoqëri”, ka shkruar presidenti i vendit në facebook.

“I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre t’i zgjedhin udhëheqësit e komunave të tyre për katër vjetët e ardhshme”, ka thënë Hashim Thaçi.

Ndryshe, KQZ ka njoftuar se i ka bërë të gjitha përgatitjet për balotazhin e zgjedhjeve lokale që zhvillohet nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat