Voton Kurti: Për 15 minuta qytetarët përcaktojnë se kush do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme

Aktuale

Voton Kurti: Për 15 minuta qytetarët përcaktojnë se kush do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme

Nga: A.S Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 09:26
Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas votimit në zgjedhjet e sotshme, ai ka thënë se sot është një ditë ku polikanët janë para gjyqit të qytetarëve.

“Sot nuk vendosin politikanët për qytetarët, por qytetarët vendosin për politikanët. Politikanët sot janë para gjyqit të qytetarëve. Për 15 minuta qytetarët përcaktojnë se kush do ti qeverisë për 4 vitet e ardhshme”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, në komunën e Prishtinës për kryetar garojnë Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes dhe Arban Abrashi i LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat