DnV: Pati vonesa në hapjen e disa qendrave të votimit

Aktuale

DnV: Pati vonesa në hapjen e disa qendrave të votimit

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 09:32
Demokracia në Veprim

(E plotësuar) - Koalicioni i OJQ-ve, Demokracia në Veprim, ka bërë të ditur se nuk janë hapur të gjitha qendrat e votimit me kohë, pasi ka pasur vonesa deri në 30 minuta në disa komuna.

Albert Krasniqi nga DnV-ja, tha se nga vëzhguesit e saj që gjenden në të gjitha qendrat e votmit dhe vendvotimet, kanë vërejtur se nuk janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit, si pasoj e mungesës së komisionerëve.

Krasniqi: Qendrat e votimit nuk u hapën me kohë

“Sa i përket hapjes së vendvotimeve ndryshe nga ajo që u raportua nga KQZ-ja se të gjitha janë hapur me kohë, vëzhguesit tonë kanë evidentuar vonesa në 12 vendvotime nga 1777 sa janë gjithsejtë, prej të cilave në 50 për qind ka qenë arsye për shkak të vonesave të komisionerëve. Nëse i zbërthejmë në komunë, në Prizren ka pasur pesë vonesa në pesë vendvotime, në Suharekë në tri vendvotime, në Prishtinë në dy vendvotime, dhe në Klinë e Rahovec menja nga një vendvotim ku janë shënuar vonesa deri në 30 minuta”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit në orët e para të votimit ka pasur edhe disa parregullsi tjera që janë vërejtur nga vëzhguesit e tyre, por që nuk janë tepër serioze.

Krasniqi: Janë evidentuar prani e materialeve të fushatës afër qendrave të votimit

“Sa i përket propagandës apo pranisë së materialeve të fushatës zgjedhore në afërsi të perimetrit prej 100 metrave afër qendrave të votimit që është i ndaluar me ligjin për zgjedhjet, ne kemi evidentuar në 19 qendra të votimit apo në 3 për qind të tyre ka prani të materialeve të subjekteve politike. Në bazë të komunave këto janë në Gjilan, Prizren, Podujevë, Suharekë në tri qendra të votimit dhe në Malishevë në dy qendra të votimit. Materialet zgjedhore, mungesë e tyre janë evidentuar në 60 vendvotime, ose në 3.4 për qind e të gjitha vendvotimeve”, theksoi ai. 

Prania e personave të paautorizuar në vendvotime, sipas Krasniqit edhe kësaj radhe janë evidentuar, porse më pak se sa herëve tjera. Ai tha se kanë vërejtur 44 raste ose 2.6 për qind e të gjitha vendvotimeve.

Krasniqi përmendi edhe një incident jo serioz në Komunën e Klinës, ku sipas vëzhguesve të DnV-së, në orën 07:45, shkolla “Ali Krasniqi” është goditur me gurë nga jashtë duke dëmtuar derën e hyrjes së qendrës, derisa, autorët ende nuk janë evidentuar.

Ndërsa, , Krasniqi tha se në shkollën “Hysen Zajmi” në Istog disa persona kanë votuar jashtë vendvotimit.

DnV tregon për parregullsitë që ndodhën në mëngjes gjatë procesit të votimit

Organizata, Demokracia në Veprim, është duke bërë vëzhgimin e procesit të votimit në komunat ku po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve. Albert Krasniqi nga DnV tha se sa i përket procesit të hapjes së vendvotimeve, vëzhguesit e kësaj organizate kanë evidentuar vonesa në 12 vendvotime nga 1777 qendra të votimit.

Ai tha se vonesa të hapjes së qendrave të vendvotimeve ndodhën për shkak të vonesave të komisionërëve. Në Prizren u evidentuan vonesa në pesë vendvotime, në Suharekë tri, në Prishtinë dy dhe në Rahovec e Klinë nga një vonesë 30 minutëshe.

“Materialet janë evidentu mungesë e tyre në 60 vendvotime, si Gjilani, Mitorvicë, Klinë, Prishtinë, Gjakovë”, tregoi tutje Krasniqi.

Ai përmendi edhe disa parregullësi të tjera, si thyerja e xhamit në një qendër të vendvotimit, pastaj personat e paautorizuar në vendvotim etj.

***


Demokracia në Veprim po mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vend votimeve.

DnV ka rekrutuar 1784 vëzhgues afatshkurtër të cilët po mbulojnë të gjitha vendvotimet.    

Qendra Koordinuese është e vendosur në Prishtinë, ku 130 vullnetarë po mbledhin të dhënat nga terreni, të cilat po të analizohen dhe bëhen të ditura për publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat