Kurti: Sot politikanët janë në gjyqin e qytetarëve

Aktuale

Kurti: Sot politikanët janë në gjyqin e qytetarëve

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 09:54
Albin Kurti

Deputeti i Vetëvendosjes,  Albin Kurti pasi që ka kryer obligimin e tij qytetar në balotazhin e sotëm, ka shkruar në Facebook se sot dalja e qytetarëve duhet të jetë maksimale.

Po ashtu, ai ka thënë se sot nuk vendosin politikanët për qytetarët, por vendosin qytetarët për politikanët.

Postimi i plotë:

Sot jemi zgjuar të gëzuar. Votojmë anekënd Kosovës për kryetarët e komunave. Qartësia është maksimale. Në listë të fletëvotimit janë vetëm dy emra të përveçëm. Edhe dalja e qytetarëve duhet të jetë maksimale.

Sot nuk vendosin politikanët për qytetarët, por vendosin qytetarët për politikanët. Sot, politikanët janë në gjyqin e qytetarëve të Republikës dhe të banorëve të komunave.

Për 15 minuta vajtje-ardhje deri në vendvotim, kurdo gjatë këtyre 12 orëve, prej orës 7 të mëngjesit deri në 7 të mbrëmjes, qytetarët përcaktohen për katër vitet e ardhshme. Së paku katër vitet e ardhshme.

Urime zgjedhjet dhe ju dëshiroj mbarësi në ditën e sotme që është kaq e rëndësishme për të gjithë neve, secilin prej nesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat