Haradinaj i fton qytetarët të dalin të votojnë

Aktuale

Haradinaj i fton qytetarët të dalin të votojnë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 10:19
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli".

 Pas kryerjes së obligimit qytetar në raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Prishtinës, kryeministri Haradinaj dha mesazhin për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë proces shumë të rëndësishëm për Kosovën, që të dalin dhe të kryejnë obligimin e tyre qytetar.

Haradinaj: I lus qytetarët mos ta neglizhojnë të dalin dhe të votojnë

“Kreva obligimin qytetarë , pra të votës. Mendoj se raundi i dytë i votimit është një moment po ashtu i rëndësishëm sa raundi parë. i ftoj qytetarët e vendit, gjitha komunave ku janë në balotazh në raund të dytë që të votë dhe me këtë vendim të tyre jetojnë katër vjet. Pra rëndësia është jashtëzakonisht e madhe dhe dalja është shumë e rëndësishme. Kosovën e presin shumë punë , po ata që i marrin përgjegjësit duhet ta kenë legjitimitetin e qytetarëve . Andaj i lus qytetarët e vendit mos ta neglizhojnë të dalin dhe të votojnë.”, tha Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat