Thaçi: Shqiptarët në Halifax tash kanë dy shtëpi, Kosovën dhe Kanadanë

Aktuale

Thaçi: Shqiptarët në Halifax tash kanë dy shtëpi, Kosovën dhe Kanadanë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 11:27
Thaçi ka takuar edhe komunitetin e Kosovës në Halifax të Kanadasë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar edhe komunitetin e Kosovës në Halifax të Kanadasë.

Në një pritje të organizuar nga komuniteti jonë atje, presidenti Thaçi ka thënë se ndjehet mirë kur sheh sesi komuniteti i Kosovës në Kanada është mirëpritur dhe është ndihmuar të integrohet në shoqërinë kanadeze.

“Tash jeni të përfaqësuar në të gjithë sektorët e jetës”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “tash keni dy shtëpi, Kosovën dhe Kanadanë”.

Presidenti ka thënë se nuk duhet asnjëherë ta harrojmë të kaluarën, mirëpo të gjithë bashkë duhet të shikojmë nga e ardhmja më e mirë për popullin tonë.

“Ka qenë periudhë e vështirë për të gjithë ne ajo kohë, por me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtarë kemi arritur ta tejkalojmë dhe po punojmë shumë që ta forcojmë edhe paqen në rajonin tonë”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, përfaqësuesit e komunitetit të Kosovës në Kanada e falënderuan presidentin Thaçi për vizitën dhe mirënjohjen që i ka sjellë Halifax-it në emër të Republikës së Kosovës.

Edhe ata janë shprehur të lumtur me rimëkëmbjen e shpejtë që ka bërë shteti i Kosovës.

Shumica e shqiptarëve që jetojnë në Halifax kanë arritur në vitin 1999, si refugjatë të ikur nga fushata represive dhe përpjekja për gjenocid e ushtrisë dhe forcave serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat