Pas votimit, Qëndron Kastrati ka diçka për të thënë

Aktuale

Pas votimit, Qëndron Kastrati ka diçka për të thënë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 12:57
Qëndron Kastrati

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sapo ka kryer obligimin qytetar për të votuar.

Kastrati pas votimit ka ftuar të gjithë qytetarët që në mënyrë sa më masive të dalin në votime.

”Ftoj qytetarët që në mënyrë sa më masive të votojnë”, tha ai.

Ndërsa ai ka shtuar se shpreson që me anë të votimeve të arrihet zgjedhja më e mirë për komunën e Kamenicës.

”Shpresojmë që të bëhet zgjedhja më e mirë për Kamenicën.”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat