Policia flet për procesin zgjedhor në Podujevë

Aktuale

Policia flet për procesin zgjedhor në Podujevë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 13:45
Ilustrim

Sipas policisë së stacionit në Komunën e Podujevës, procesi zgjedhor në Llap është duke shkuar mirë.

“Është në rregull gjithçka. Deri më tani nuk është shënuar asnjë problem më i vogël”, tha për “Bota sot”, Bekim Bislimi zëdhënësi i stacionit të policisë në komunën e Podujevës.

Në zgjedhjet e sotshme në komunën e Podujevës garon kryetari aktual Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe kandidati i Vetëvendosjes, Ajet Potera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat