Duhanaj: Nga nesër partitë politike do t’i ndryshojnë qëndrimet e tyre

Aktuale

Duhanaj: Nga nesër partitë politike do t’i ndryshojnë qëndrimet e tyre

Nga: A.S Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 14:02
Ilustrim

Nga dita e hënë paritë politike do t’i ndryshojnë qasjet dhe qëndrimet e tyre politike që ato kishin gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, thotë analisti politik, Leon Duhanaj.

“Përkundër këtyre, partitë politike menjëherë pas zgjedhjeve, vazhdojnë me avazin e interesave dhe kualifikimeve politike, duke bashkëpunuar me ata të cilët i kanë patur të "ndaluar" me vija të kuqe, e duke parapëlqyer edhe ftohje të raporteve me ata që deri dje kishin koalicion. Do ta shohim menjëherë, nga nesër, se si do të ndryshojnë qasjet dhe qëndrimet”, tha Duhanaj për "Bota sot".

Për këtë, ai thotë se e sheh të panevojshme vendosjen e vijave të kuqe nga disa subjekte politike.

“Ka vija të ashtuquajtura të kuqe, te cilat janë absurdi vetë. Që shkojnë madje aq larg sa që ndikojnë edhe në hasmërinë e qytetarëve mes vete, si mbështetës të njërës apo palës tjetër”, shtoi ai.

Ndryshe, sot janë duke u mbajtur zgjedhjet e raundit të dytë në nëntëmbëdhjetë komuna të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat