Selmanaj: Procesi zgjedhor po ecën mbarë

Aktuale

Selmanaj: Procesi zgjedhor po ecën mbarë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 16:28
Driton Selmanaj

Lidhja demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se procesi zgjedhor i cili po zhvillohet, po ecën mbarë. Driton Selmanaj në një konferencë për media, u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë masovikisht për të ardhmen e tyre.

Selmanaj: Procesi zgjedhor po ecën mbarë

“Sipas të dhënave tona deri në orën 15 dalja e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote, është diku rreth 25 për qind.. Vlerësimi jonë është që në përgjithësi procesi zgjedhor po ecën mbarë.  Kanë mbetur dhe pak orë deri në përfundim të këtij procesi. Prandaj ne iu bëjmë thirrje të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë , që kanë të drejtë vote, që të dalin në zgjedhje sa më  masovikisht,  në mënyrë që të realizojnë të drejtën kushtetuese dhe kështu ne mund të dhe  marrim përgjegjësi për të ardhmen e fëmijëve tanë.  Jemi në orët  fundit ku na kanë mbetur  diku dhe dy orë e gjysmë, prandaj në mënyrë që të realizojmë të drejtën tonë më elementare, për t’i dhënë përgjegjësi njerëzve të cilët kanë me qeveri me jetët tona dhe me të ardhmen tonë. Iu bëjmë thirrje të gjitha  atyre që nuk e kanë realizu kë të të drejtë të dalin”, tha ai.

Selmanaj gjithashtu i bëri thirrje të gjitha palëve që janë të përfshirë në procesin e administrimit të procesit zgjedhor,  të jenë në krye të detyrës,  në mënyrë  që ë edhe procesi i votimit dhe më pas edhe  ai i numërimit të shkoj në mënyrën me të mirë të mundshme, me qëllim që mos të dëmtohet si proces në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat