Tahiri: Në tetë komuna jemi në epërsi, në dy jemi me rezultat të ngushtë

Aktuale

Tahiri: Në tetë komuna jemi në epërsi, në dy jemi me rezultat të ngushtë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 19:18
Zyrtari i PDK-së Abelard Tahiri

(E plotësuar)- Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson se nga dhjetë komuna që kanë garuar në balotazh, në tetë prej tyre janë në epërsi, ndërsa, në dy tjera janë me rezultat të ngushtë.

Abelard Tahiri nga PDK-ja, tha se tashmë në tri komunat e mëdha, Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj PDK ka shënuar fitore.

Derisa, ka ftuar gjithë komisionerët e PDK-së që ta ruajnë votën e qytetarëve që ia dhanë kandidatëve të saj.

Tahiri: Kemi fituar në tri komunat e mëdha

“Ftoj komisionarët që të qëndrojnë sy qelë në ruajtjen e çdo vote për PDKL-në, pra ta ruajnë besimin e qytetarëve për besimin që i dhanë kandidatëve të PDK-së për të udhëhequr komunat për katër vitet e ardhshme...Unë mund t’iu konfirmoj që tani që PDK është në epërsi të thellë nga dhjetë komunat që kemi garuar në balotazh, në tetë prej tyre jemi në epërsi ndërsa në dy prej tyre është në garë të ngushtë. Që tani mund t’iu konfirmoj se në tri komunat e mëdha që kemi qenë në balotazh, në Mitrovicë, Prizren dhe Feriza PDK ka dal fituese”, tha Tahiri.

Tahiri ka folur edhe një herë për “Trenin Bullgar”, ku sipas tij, janë arrestuar tre persona të afërt me kryetarin, siç e ka quajtur ai në largim, Agim Bahtirin.

Tahiri: Persona të afërt me Agim Bahtirin tentuan ta manipulojnë besimin e qytetarëve

“Edhe një herë sa i përket trenit bullgar kemi të arrestuar një person në Zhabar për votim të mbushur për AKR-në, derisa mediat kanë raportuar edhe për arrestimin e dy tjerëve, kështu që numri total kemi të arrestuar tre aktivistë të kryetarit në largim Agim Bahtirit, të cilët u munduan ta manipulojnë besimin e qytetarëve të Kosovës, mirëpo ata nuk arritën”, theksoi ai.

PDK në balotazh në zgjedhjet komunale ka garuar në dhjetë komuna.

PDK: Jemi të parët në shumicën e komunave

Zyrtari i PDK-së Abelard Tahiri tha se PDK prinë në shumicën e komunave ku po garon.

“ Pra, siç është pritur, PDK-ja është partia që ka fituar numrin më të madh të komunave në zgjedhjet e sotme. U shpërblye vendimi i subjektit tonë për të garuar më kandidatët më të mirë dhe unifikues, që përfaqësojnë dhe përqafojnë unitetin qytetar, në të gjitha komunat. Përveç rastit të aplikimit të ashtuquajturit ‘trenit bullgar’ në Mitrovicë nga ana e njerëzve të dyshimtë të kryetarit në largim Agim Bahtirit, veprim të cilin të njëjtin e kanë bërë edhe në raundin e parë, procesi zgjedhor ka vijuar kryesore në mënyrë të rregullt dhe të qetë”, tha Tahiri.

 Për sa i përket rastit të “trenit bullgar”, siç kanë raportuar edhe mediat, Tahiri tha se  është arrestuar një person në Zhabar të Poshtëm të Mitrovicës pasi që i njëjti është zënë jashtë vendvotimit me një fletëvotim të mbushur për AKR-në.

“ I ftojmë komisionerët që të vazhdojnë të qëndrojnë të patundur në ruajtjen e çdo vote për PDK-në. Edhe një herë, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i falënderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët të cilët e vlerësuan punën dhe ofertën fituese të PDK-së për një të ardhme të ndritshme të komunave dhe rritjen e mirëqenies së tyre. Mbetemi të bashkuar për punët që na presin dhe drejt fitoreve të radhës”, tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat