Numërohen 100% të votave, ndodh befasia në Prizren, ky është kryetari i ri

Aktuale

Numërohen 100% të votave, ndodh befasia në Prizren, ky është kryetari i ri

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 20:57
Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka

(E plotësuar) - Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Mytaher Haskuka është kryetari i ardhshëm i Komunës së Prizrenit.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së për zgjedhet e balotazhit me 100% të votave të procesuara, Hasakuka ka marrë 25.509 vota, apo 50,32%.

Kandidati i VV-së ka triumfuar ndaj kandidatit të PDK-së Shaqir Totaj i cili ka marrë 25.180 vota, ose49,68%.

Image

Ndodh befasia në Prizren, Haskuka e Kurti ngriten në qiell nga aktivistët

Vetëvendosje ka nisur ta festojë fitoren në Komunën e Prizrenit.

Edhe pse sipas sondazhit , VV kishte humbur zgjedhjet në këtë komunë, sipas informatave që VV po merr nga komisionerët, Mytaher Haskuka i VV po fiton kundër Shaqir Totajt të PDK-së,.

Në Klan Kosova janë paraqitur Kurti e Haskuka duket festuar me anëtarë të VV-së në Prizren.

Megjithatë KQZ ende e mban fitues Totajn, edhe pse me vetëm 33 vota përparësi, kur janë numëruar 98 për qind të votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat