Balotazhi tronditë PDK-në, humbi edhe “Jerusalemin” e saj, kaq pak komuna do t’i udhëheqë

Aktuale

Balotazhi tronditë PDK-në, humbi edhe “Jerusalemin” e saj, kaq pak komuna do t’i udhëheqë

Nga: B.S Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 22:35
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Sot është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë. Nga rezultatet e publikuara, del se humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve do të jetë Partia Demokratike e Kosovës.

PDK tashmë do të udhëheqë vetëm disa komuna të vogla, ndërsa komunën më të madhe që do ta udhëheqë është ajo e Ferizajt.

PDK në balotazh humbi edhe Prizrenin, të cilin ish lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, dhe lideri aktual, Kadri Veseli e quanin si “Jerusalemi” i saj.

PDK nuk ka arritur ta mbajë Rahovecin që udhëhiqej nga Idriz Vehapi, ndërsa Valdete Idrizi nuk ka arritur që të kthejë bastionin e PDK-së që në vitin 2013 u mund nga Agim Bahtiri. Mitrovica  është edhe vendlindja e kryetarit të partisë Kadri Veseli.

Po ashtu, PDK ka humbur garën edhe në Vushtrri, të cilën ia mori LDK-ja.

Komunat të cilat do t’i udhëheqë PDK janë: Ferizaj, Shtime, Dragash, Drenas dhe Kaqanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat