Ymeri: Humbësja më e madhe PDK-ja

Aktuale

Ymeri: Humbësja më e madhe PDK-ja

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 22:31
Visar Ymeri

(E plotësuar)- Lëvizja Vetëvendosje një orë para mesnate ka mbajtur edhe konferencën e fundit për media ku ka folur kryetari i partisë Visar Ymeri.

Ai ka përgëzuar qytetarët në veçanti të Prishtinës, Prizrenit dhe Kamenicës për siç tha ai fitoren e kandidatëve të VV-së në këto komuna.

Ymeri tha se u dëshmua se qytetarët e këtyre tri komunave kanë vendosur që në katër vitet e ardhshme të qeverisen nga VV ndërsa tha se pas katër vitesh numri i komunave ku do qeveris kjo parti do të jetë më i madh.

 Ymeri:  Humbësja më e madhe në këto zgjedhje është PDK

“Dua të potencoj se tashmë lëvizja vetëvendosje qeveris në Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë ndërkohë dua të potencoj se edhe në ato komuna ku VV ka pas bashkëpunim siç është rasti me Vushtrri, Mitrovicë dhe Klinë po ashtu këta kandidatë kanë dal fitimtarë  është mundur PDK e cila definitivisht po del si humbësja e madhe në nivel lokal”, tha Ymeri.

Ai ka falënderuar të gjithë aktivistët, kryetarët e degëve të Lëvizjes nëpër komuna që kanë bërë të mundshme fitoren në këto komuna, ndërsa theksoi se është shumë e rëndësishme që VV po udhëheq në dy komuna të mëdha siç është Prishtina dhe Prizreni.

Ymeri tha se numërimi i votave me kusht dhe ato nga mërgata nuk do e ndryshojnë rezultatin, përkundrazi do ta ngris rezultatin për këtë subjekt politik.

Ymeri: Votat me kusht nuk do ta ndryshojnë rezultatin

“Numërimi i fletëvotimeve me kusht nuk do të qojë në ndryshime të rezultatit, porse do të rris votat për këtë subjekt politik”, tha Ymeri.

***

Vetëvendosje mban konferencën e fundit për media për sonte pas procesit zgjedhor që u mbajt sot.

Sipas rezultateve preliminare VV ka fituar në Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat