Ymeri: Votat me kusht do të rrisin epërsinë e Vetëvendosjes

Aktuale

Ymeri: Votat me kusht do të rrisin epërsinë e Vetëvendosjes

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 23:04
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se VV do të qeverisë me tri komuna, derisa edhe në komunat ku ka pasur bashkëpunime si në Mitrovicë, Vushtrri e Klinë, ka dal fitimtare, duke mundur PDK-në.

“Uroj Shpend Ahmetin, Qëndron Kastratin dhe Mytaher Haskukën për sot, të cilët me punë e bënë të mundur fitoren. Fitorja jonë më e madhe është janë të trija qytetet dhe është shumë e rëndësishme që dy komunat më të madha do të qeverisen nga VV, Prizreni dhe Prishtina”, tha Ymeri.

Sipas tij, numri i qytetarëve që do të ndjejnë qeverisjen e VV do të jetë shumë i madh dhe do të rritet akoma në zgjedhjet e ardhshme.

“Nëse i krahasojmë votat me kusht, ato në raundin e parë ishin të VV-së, ato do të rrisin epërsinë tonë”, ka shtuar Ymeri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat