Këto janë votat me kusht në të gjitha komunat- A mund të përmbyset Prishtina?

Aktuale

Këto janë votat me kusht në të gjitha komunat- A mund të përmbyset Prishtina?

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 08:28
LDK, fushata

Derisa janë publikuar rezultatet preliminare, disa komuna ende nuk kanë përmbyllur fituesin. Bëhet fjalë për komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit, ku votat me kusht pritet të përcaktojnë gjithcka.

Komuna e Prishtinës, ku prin Shpend Ahmeti me më pak se 300 vota përballë Arban Abrashit, për rezultatet përfundimtare duhet të pres edhe numërimin e më shumë se 1800 votave me kusht.

Rezultat shumë i ngushtë është edhe në komunën e Prizrenit.Kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka prin me rreth 400 vota, në raport me kundërkandidatin e PDK-së, Shaqir Totajn.Në Prizren janë 1600 vota me kusht, që do të përcaktojnë përfundimisht fituesin.Derisa nga VV kanë thënë se tashmë i kanë fituar këto dy komuna, në anën tjetër, nga LDK dhe nga PDK shpresojnë se do të fitojnë nga votat me kusht.Këto janë votat e plota me kusht, të cilat nuk janë numëruar ende:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat