Eliot Engel flet për Demarkacionin, kjo është kërkesa e tij

Aktuale

Eliot Engel flet për Demarkacionin, kjo është kërkesa e tij

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 08:40
Mbledhja solemne e Qeverisë në nder të Eliot Engel

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje solemne për nder të kongresmenit amerikan Eliot Engel.

E kryeministri Haradinaj me këtë rast i dorëzojë kongresmenit Engel, një plaketë të argjentë, të bërë nga Posta e Kosovës, me vulë dhe fotografi të tij, në shenjë nderimi për atë që Engel ka bërë për Kosovën, në të gjitha etapat e saj.

Haradinaj: E falënderojmë kongresmenin për angazhimin e tij për Kosovën e lirë

“Duke falënderuar dhe njëherë kongresmenin Engel për angazhimin e tij për Kosovën e lirë, demokratike e të pavarur, e që u vërtetua dhe me përkrahjen dje për një proces zgjedhor, demokratik e të lirë. Po ashtu më duhet me thanë sot se kam nderin me i dorëzuar simbolikisht plaketen e argjentë, plaketë e cila ka të bëjë me një vulë, e vendosur nga Posta e Kosovës, vulë e cila i dedikohet kongresmenit, me të cilën posta e nderon kongresmenin, por jo vetëm posta dhe Qeveria dhe institucionet e vendit”, tha ai. .

Ndërsa tha se ajo që e karakterizon këtë Qeveri,  është një punë ë përafërt me ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve mes popullit të Kosovës dhe  SHBA-ve.

Thellim ky i cili sipas tij është i një miqësie, që është e veçantë dhe që buron nga kohërat e vështira të popullit tonë. 

E kongresmeni amerikan Eliot Engel i tha Haradinajt se po bënë një punë të shkëlqyer dhe se ndihet mirë për progresin e arritur në Kosovë.

Engel: Keni arritur progres, më duket si ëndërr e bërë realitet

“Kryeministër jeni mik i imi dhe e di që do të bëni një punë të shkëlqyer si kryeministër. Kosova po ndërton një shoqëri multietnike dhe mendoj që ky vend do të bëjë diçka që asnjë vend tjetër se ka bërë akoma...Me bënë të ndjehem mirë se keni arritur shumë  progres për të ardhur të ulemi këtu, për mua është si një ëndërr e bërë realitet”, tha ai.

Engel po ashtu tha se Kosova do ta ketë mbështetjen e tij dhe të SHBA-ve. Ndërsa theksoi se një ditë do të kremtojnë edhe hyrjen e Kosovës në BE dhe NATO.

Engel: Do ta kremtojmë dhe hyrjen në NATO dhe BE

“Me kalimin e viteve, kam parë se ky vend po bëhet më i fuqishëm, sa i përket zotimeve të saj për liri dhe demokraci. Unë e di që një ditë do të kremtojmë hyrjen e Kosovës në NATO dhe BE, dhe ky është synimi që ne kemi për të ardhmen. z. kryeministër faleminderit është koha e duhur, jeni njerëzit e duhur në kohen e duhur. Gjithmonë mund të llogarisni në mua si një mik i juaji, gjithmonë do të keni mbështetjen time”, tha ai.

E Haradinaj kërkoi nga ai që t’i ndihmojë Kosovës dhe në disa çështje të hapura.

Haradinaj: Iu lus që të na ndihmoni në këto çështjet e hapura

“Mos përmbyllja e dialogut me Serbinë, mos marrja e njohjeve të mbetura nga vendet e BE së dhe mos arritja jonë si anëtarë i OKB-së, i nxjerr Kosovës pengesa të mëdha në zhvillimin e brendshëm. Edhe pse ne jemi shoqëri e përcaktuar eurotlantike, dhe atë me bindje edhe vizion, hasim në vështirësi më shumë se vendet e rajonit. Edhe qytetarët e Kosovës nuk janë të lirë me qarkullu lirshëm. P.sh kemi regjim të vizave nga BE , që është i vështirë për qytetarët e Kosovës. Andaj  ne e shfrytëzojmë këtë mundësi që e kemi sot me iu lut si mik dhe si njeri që gëzon autoritet të madh në Ëashington që të bashkohemi dhe njëherë, sikur në etapa më të rëndësishme të Kosovës, Ëashingtoni dhe  të mund të përmbyllim çeshtjet e mbetura të hapura për Kosovën. Ne mendojmë se pa ndihmën tuaj direkt është vështirë më i mbyll çështjet  e mbetura të hapura nga 1999 për Kosovën. Ato që s’janë mbyll en de. Iu lusim dhe kërkojmë ndihmën e juaj në emër të qeverisë së Kosovës, në emër të popullit. Po ashtu iu garantojmë se këtë ndihmë do ta nderojmë duke e zhvilluar demokraci të mirëfilltë në Kosovë”, tha ai.

***

Kongresmeni amerikan Eliot Engel ia dhuroi Haradinajt flamurin e ShBA-ve, i cili ka valuar në ndërtesën e kongresit më 4 korrik në ditën e Amerikës, me kërkesë të Eliot Engel për nder të Ramush Haradinaj.

E  Haradinaj e quajti këtë një gjest të madh të mikut të tij, të cilin tha do ta mbajë me nder.

Engel foli dhe për zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë, për të cilat tha se kanë qenë të mrekullueshme dhe se ky vend ka bërë gjithë ato përparime.

Ndërsa i pyetur rreth kërkesës së Haradinajt për përfshirjen e Amerikës në dialogun me Serbinë, ai tha se do të loboj që Amerika të ketë një përfshirje të sigurtë në ballkan dhe Kosovë.

Engel: Do të përpiqem që Amerika të ketë një përfshirje të sigurt në Kosovë

(video)

“ Kryeministri më ka thënë shumë herë, se gjithmonë ndjehet më mirë kur SHBA-të janë të përfshira dhe unë ndjehem ashtu tua them të vërteten. Prandaj e kemi një Qeveri të re në SHBA e që ende nuk e ka bërë vitin, e janë duke i zgjidhur disa çështje të tyre, por  kur të kthehem nga ky udhëtim, do të përpiqem të sigurohem që Amerika ta ketë një përfshirje të sigurte në Ballkan dhe në Kosovë.. ato takime janë të rëndësishme,.  duhet të kemi një afat kohor, në mënyrë që ky vend të ec për të hyrë më BE dhe NATO, duhet të arrihet përparim. Mendoj që SHBA kanë një zë që është më i madh, më i zëshëm  dhe do të bëjë krejt çka mundem t’i shtyjë këto gjëra  sepse është e duhura dhe e drejta”, tha ai.

Ndërkaq i pyetur se a kanë biseduar me Haradinajn për demarkacionin me Malin e Zi, ai tha se është kundër mbajtjes peng të Kosovës, për shkak të kësaj çështje, por se kjo çështje duhet të zgjidhet.

Engel: Demarkacioni është çështje që duhet të zgjidhet

(video)

“Mendoj se demarkacioni është i çështje e rëndësishme dhe është një prej çështjeve që duhet të zgjidhet. Sa më shpejtë që zgjidhet, aq më mirë do të jetë. Është çështje nuk është e vetmja ka dhe shumë e shumë çështje të tjera. Jam kundër mbajtjes peng të Kosovës, për shkak të kësaj çështje. Megjithatë është çështje që duhet të zgjidhet”, tha ai./S.Zogaj/

 

 

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, ia dhuroi kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt flamurin e ShBA -ve i cili ka valuar në ndërtesën e kongresit më 4 korrik në Ditën e Amerikës, dhuratë kjo që është bërë me kërkesë të Eliot Engel për nder të Ramush Haradinaj.

Engel foli dhe për zgjedhjet e mbajtura dje për të cilat tha se ato që pa dje kanë qene zgjedhje të mrekullueshme

Eliot ndër të tjerash tha se kur te kthehet do të përpiqet të sigurohet që Amerika ta ketë një përfshirje të sigurt në Ballkan dhe në Kosovë.

“Duhet të kemi një afat kohor që ky vend të ec për të hyrë më BE dhe NATO. Mendoj që SHBA-të kanë një zë dhe do të bëjë krejt çka mundem ti shtyjë këto gjëra sepse është e duhura dhe e drejta”, tha Engel.

 I pyetur se a kanë biseduar me Haradinajn për demarkacionin me Malin e Zi, Engel tha se demarkacioni është një çështje e rëndësishme dhe duhet të zgjidhet sa më shpejtë.

Ai megjithatë tha se është kundër mbajtjes peng të Kosovës për shkak të kësaj çështje.

***

Kongresmeni amerikan në Kosovë, Eliot Engel gjatë konferencës me kryeministrin, Ramush Haradinaj ka thënë që Kosova do ta ketë gjithmonë mbështetjen e SHBA-ve.

Engel ka folur edhe për Demarkacionin duke thënë që kjo çështje e rëndësishme duhet zgjidhur.

“Është çështje shumë e rëndësishme dhe duhet zgjidhur. Nuk është çështje e vetme ka edhe çështje tjera. Jam kundër mbajtjes peng të Kosovës për këtë çështje por megjithatë duhet të zgjidhet”, ka thënë Engel.

Engel: Të gjithë duhet ta kuptojnë se Kosova është faktor stabilizues në Ballkan

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i ka dorëzuar simbolikisht pllakën e argjendtë që ka të bëjë me një vulë e vendosur nga Posta e Kosovës me të cilën posta dhe qeveria e nderon kongresmenin amerikan Eliot Engel për angazhimin e tij për Kosovën.

“Engel ka qenë mbështetës i Kosovës ndër vite. Angazhimi i Engel për Kosovën është i madh”, tha Haradinaj në mbledhjen solemne të Qeverisë e cila është mbajtur në nderim të vizitës së kongresmenit Engel në Kosovë.

Gjatë kësaj mbledhje, e ka informuar komgremsmenin Engel se  vetëm gjatë dy muajve të parë të qeverisjes në kuadër të agjendës qeveria ka marrë 120 vendime.

“Jemi në fazën e forcimit të rendit dhe ligjit zhvillimit ekonomik duke synuar ngjalljen ekonomike. Ajo që e karakterizon këtë qeveri është një punë e përafërt me ambasadën e SHBA-ve,  me qëllim të vazhdimit të forcimit të  marrëdhënieve.

 Ndërsa kongresmeni amerikan Eliot Engel ka siguruar se shteti i tij do të vazhdojnë të mbështesë Kosovën, duke thënë se ky vend po shënon  gjithnjë e më shumë progres.

“Kryeministër mund të llogarisni në mua se gjithmonë do ta keni mbështetjen time. Nuk do të ndalemi përderisa të gjithë ta kuptojnë se Kosova është një vend stabilizues në Ballkan dhe një mik I SHBA-ve”, tha Engel.

Ai ka vlerësuar lart procesin e votimit gjatë ditës së djeshme.

Haradinaj nga ana tjetër ka kërkuar mbështetje nga SBA-të rreth liberalizmit të vizave,  procesit të dialogut me Serbinë si dhe njohjen e Kosovës.

***

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe kongresmeni i Eliot Engel kanë bërë homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë.

Pas kësaj ka filluar mbledhja solemne e Qeverisë me rastin e vizitës së përfaqësuesit në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel në Kosovë.

Haradinaj dhe Engel do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat