Kështu festohej fitorja e zgjedhjeve brenda shtëpisë së Rugovës

Aktuale

Kështu festohej fitorja e zgjedhjeve brenda shtëpisë së Rugovës

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 13:58
Ibrahim Rugova

Pakkush e kishte pritur fitoren e LDK-së menjëherë pas luftës në Kosovë, duke qenë se kjo parti nuk e kishte përkrahur luftën e UÇK-së, të cilët edhe sollën çlirimin e Kosovës.

Por rezultatet ishin befasuese, LDK-ja doli fituese e zgjedhjeve të para lokale të mbajtura në vitin 2000 por edhe në zgjedhjet nacionale.

Por sado e thellë që ka qenë fitorja, Rugova është treguar modest duke mos dhënë shenja euforie pavarësisht fitores së madhe.

Në këtë video, shihet se si lideri i LDK-së festonte fitoret e zgjedhjeve brenda rezidencës së tij me një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh, në momentin që dalin rezultatet e zgjedhjeve.

Ndryshe edhe në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017, LDK-ja ka dalë partia me më së shumti komuna të fituara me gjithsej 8 komuna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat