Molliqaj: Fitore madhështore e VV’së, por festa jonë është e zbehtë

Aktuale

Molliqaj: Fitore madhështore e VV’së, por festa jonë është e zbehtë

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 14:17
Dardan Molliqaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes në balotazhin e së dielës, ishte madhështore. Por ai shkruan, se ‘festa pa Atdheun, Egzonin dhe Frashërin’ ishte e zbehtë.

Në një status në Facebook, ai shkruan se ‘beteja e radhës kundër Klanit Pronto’ ka të bëjë me sistemin e drejtësisë.

Mesazhi i plotë i Molliqajt në Facebook:

Fitorja e mbrëmshme ishte madhështore. Por, festa jonë ishte e zbehtë sepse në mesin tonë nuk ishin Atdheu, Egzoni dhe Frashëri.

Këtë betejë e kaluam me shumë sukses. Tash, duhet të organizohemi dhe ta fitojmë betejën e radhës. Tash duhet ta luftojmë këtë vendim të padrejtë të gjykatava të kapura nga klani Pronto, klan të cilit mbrëmë qytetarët ia dhanë një goditje të fuqishme.

Duhet të angazhohemi që Adea, Egzoni, Atdheu dhe Frashëri të dënuar padrejtësisht të lirohen sa më shpejtë nga kjo akuzë, dhe pa humbur kohë të fillojnë hetimet për përgjegjësit që e montuan këtë rast. Ata që Astritin na e sollën të vdekur e aktivistët tjerë po i mbajnë në burgje, duhet të japin përgjegjësi para ligjit.

Ashtu siç e fituam betejën dje kundër PDK-së dhe LDK-së, ashtu do ta fitojmë edhe këtë betejë nesër kundër satelitëve të tyre të vendosur në sistemin e drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat