Deklarata e parë e kreut të PDK-së pas humbjes së madhe të partisë së tij

Aktuale

Deklarata e parë e kreut të PDK-së pas humbjes së madhe të partisë së tij

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 14:20
Kadri Veseli

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se po pret numërimin e të gjitha votave të balotazhit, dhe për këtë i ka lutur të gjitha partitë të kontribuojnë për një përfundim demokratik të këtij procesi.

Veseli ka thënë se kanë punë para vetës, por sipas tij, e rëndësishme është që dje u dëshmua demokracia.

Ky është shkrimi i plotë i Veselit:

Faleminderit secilit qytetar që besoi në Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj për Kryetarë të Komunave.

Presim numërimin e çdo vote, për ta çuar në vend vullnetin e plotë qytetar. Për këtë, ftoj të gjitha institucionet përgjegjëse, si dhe partitë politike, që të kontribuojnë për një përfundim demokratik të këtij procesi.

Jam tejet krenar me kandidatët tonë në secilën komunë, të cilët bënë një fushatë dinjitoze dhe me programe konkrete.

PDK ka numrin më të madh të asamblistëve, ka dalë fituese në raundin e parë, ndërsa po presim numërimin e të gjitha votave në raundin e dytë.

PDK mbetet lidere në shumë ndryshime, në sjelljen e figurave të reja në skenën politike, njerëz profesionistë, si dhe për hapësirën që u ka dhënë grave.

Natyrisht, kemi ende shumë punë para vetës, që janë punë në shërbim të vendit, për një qeverisje më të mirë, të pastër kudo në Kosovë.

E rëndësishme dje ishte se edhe një herë dëshmuam demokraci të lartë, kulturë europiane në një proces zgjedhor. Për këtë, urime secilit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat