Ja si i shfrytëzonte Hashim Thaçi prurjet ‘e reja’ të PDK-së, ky është njeriu që shkatërroi PDK-në

Aktuale

Ja si i shfrytëzonte Hashim Thaçi prurjet ‘e reja’ të PDK-së, ky është njeriu që shkatërroi PDK-në

Nga: B.S Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 18:16
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Publicistja Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ku PDK-ja doli si humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve.

”Thaçi i shfrytëzonte m’ia llustru këpucat, dhe me ja hukat xhamin e ajfonit. Uranin me ja hukat ajfonin dhe me dalë me ja ble pitalkat e bureqet, kurse ‘Prekjen e Meduzës’ (Abelardin) e shfrytëzonte me ja ‘pegllat’ pantollat dhe me mlu me ‘qebe’ kur netët në zyre ishin të gjata. Dhuratën e përdorte për implementimin e ‘heshtjes absolute’ në parti, kurrë zani s’ju ka ndi për së gjalli dhe kur ajo nuk e shpaloste padijen e saj partia i kishte punët më mirë, kurse Kadri Veselin e shfrytëzonte m’i tregu kush sa lugë i ka në shpi”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Sipas saj, Kadri Veseli, është njeriu që shkatërroi PDK-në.

“A e ka bërë nga padija apo ka qenë i porositur ta shkatërrojë PDK-në përbrenda, këtë le ta zbulojnë ata të cilët me mjete propagandistike i largoi nga partia, i turpëroi dhe ua shkatërroi të ardhmen në politikë, anipse ishin ndërtuesit dhe kontribuesit e partisë. Unë besoj se e ka bërë me qëllim të keq, e jo nga padija.  Ky është njeriu që e shkatërroi PDK-në. Kadri Veseli”, shkruan Berisha.

Image
Kimete Berisha

Ja postimi i plotë:

Thaçi i shfrytëzonte m’ia llustru këpucat, dhe me ja hukat xhamin e ajfonit.

Uranin me ja hukat ajfonin dhe me dalë me ja ble pitalkat e bureqet, kurse ‘Prekjen e Meduzës’ (Abelardin) e shfrytëzonte me ja ‘pegllat’ pantollat dhe me mlu me ‘qebe’ kur netët në zyre ishin të gjata.

Dhuratën e përdorte për implementimin e ‘heshtjes absolute’ në parti, kurrë zani s’ju ka ndi për së gjalli dhe kur ajo nuk e shpaloste padijen e saj partia i kishte punët më mirë, kurse Kadri Veselin e shfrytëzonte m’i tregu kush sa lugë i ka në shpi.

Sepse, Kadri Veseli nuk di gjë tjetër, përveç spiunazhit, e edhe me ditë najsen trashësinë e zërit nuk e ka mjaftueshëm mashkullore për ta shprehur veten serioz.

Tash, kur magneti për dështim dhe eksperti për shkatërrimin e shpejt të PDK-së Kadri Veseli ish dasht me dhënë dorëheqje, ai po krenohet me do paramilitarë të rrezikshëm të SHIK-ut e do pijandura që i ka tubu në parti.

A e ka bërë nga padija apo ka qenë i porositur ta shkatërrojë PDK-në përbrenda, këtë le ta zbulojnë ata të cilët me mjete propagandistike i largoi nga partia, i turpëroi dhe ua shkatërroi të ardhmen në politikë, anipse ishin ndërtuesit dhe kontribuesit e partisë.

Unë besoj se e ka bërë me qëllim të keq, e jo nga padija. 
Ky është njeriu që e shkatërroi PDK-në. Kadri Veseli. 
E Ganimete Musliu plus ia duartroket dështimet dhe e çon në qiell për dështimet e tij, në vend se me ia hap sytë.

Aq poshtë ka rënë kjo parti, sa që më njoftuan se sot Dragashin dhe Shtimen i ka kapur paniku, pse veç ata açik krejt Kosovës i kanë zgjedhur për kryetarë njerëzit e Kadri Veselit. 
Çka ka ndodh, a po mban dikush diçka fshehtë prej tyre (a kanë qëllime të errta ndaj këtyre komunave), a çka u bë që ne nuk kemi qenë të informuar që s’duhet ta votojmë PDK-në dhe për pasojë kemi mbetur të vetmuar, si duda, thonë ata.

Drenasin e ka fituar individualisht Ramiz Lladrovci, 
dihet, sikur Agim Aliu po ashtu Ferizajin, i cili
më shumë është shok i LDK-së sesa i partisë së tij.

E Kaqanikut i raftë pika, që nuk e din se çka është frika.
Puna e parë Kadri Veseli e ka porositur kryetarin e ri që ta zbulojë se sa lugë i ka në shtëpi Lavdrim Muhaxheri (e pastaj t’ia monitorojnë saçin satelitor). Se kur ia di numrin e lugëve njerit, ia di të gjitha sekretet.

E në fund Xhavit Hajdari e pyet popullin ‘Pse dështuam’. Dështuat sepse populli e ka kuptuar se Ju jeni Fredy Krugeri, po çka! Mother Fucker.

P.S. Edhe në atë parti ka njerëz normal. Por që janë ‘zyrtarë të heshtjes’ ose papagajë të kryetarit.

E kam konsideruar korrekte Blerta Deliun, e cila më ka zhgënjyer gjatë fushatës kur filloi t’i imitojë rivalët politikë në belbëzim e t’ua numërojë ‘belbat’. 
Është diskriminuese Blerta t’i shtramosh njerëzit, ose t’i nënçmosh pse ata nuk ia dalin t’i shqiptojnë fjalët si duhet, me ligj ndalohet ky diskriminim zonjë milionere, ose nëse ti s’bën hiç pa i shtramu gjinën nisja pra prej kryetarit tënd, mos bën dallime. 
Ti bile që i thua vetes aktore është dashur ta kishe shikuar filmin ‘The king’s speech’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat