Flamuri i Kosovës ngrihet në Iowa

Aktuale

Flamuri i Kosovës ngrihet në Iowa

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 00:22
Flamuri u ngrit nga Konsulli i Përgjithshëm Xhavit Gashi bashkë me Zëvendësguvernatorin e Shtetit te Iowas, Adam Greg

Në ndërtesën ku gjendet Konsullata e Republikës së Kosovës në Des Moines të Iowas është ngrit flamuri i Kosovës.

Flamuri u ngrit nga Konsulli i Përgjithshëm Xhavit Gashi bashkë me Zëvendësguvernatorin e Shtetit te Iowas, Adam Greg, të cilët edhe folën për rëndësinë e një ngjarjeje të tillë dhe bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Iowas.

Në mbështetje të Kosovës morën pjesë në ceremoni edhe presidentë të kolegjeve dhe universiteteve të ndryshme, përfaqësues biznesesh si dhe kryetarë qytetesh të binjakëzuar me qytete të Kosovës dhe qytetarë.

Përveç mbështetjes shtetërore në dhënien e lejes për flamurin, Kolegji në Des Moines dhe Presidenti Rob Denson ndihmoj edhe financiarisht.

Ceremonia u përmbyll nga pjesëtarët e bendit frymor të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowas të cilët performuan himnet e te dyja vendeve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat