Burjani: Ja pse duhet të rinumërohen votat në Prishtinë

Aktuale

Burjani: Ja pse duhet të rinumërohen votat në Prishtinë

Nga: A.S Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 07:24
Ilustrim

Analisti Blerim Burjani për kërkon që të bëhet rinumërimi i votave në disa vendvotime në Prishtinë.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar rezultati zgjedhor për Komunën e Prishtinës, është jo i sigurt dhe ende i pa qartë.

“Votat me kusht do të përcaktojnë fituesin në Prishtine, po i tërë procesi në Komunën e Prishtinës duhet të rishikohet nga KQZ, ndoshta e vetmja zgjidhje mbetet rinumërimi i votave për disa vendvotime në Prishtinë”, ka shkruar Burjani.

Sipas tij, KQZ duhet të verifikojë se çfarë ka ndodhur gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Rezultati i për afërt në mes dy kandidatëve ka bërë që kjo garë edhe pas rezultatit preliminar të marr kaheje dramatike. Nuk kisha thënë që kandidatët duhet të hidhërohen a po të gëzohen. Është KQZ që duhet të verifikoje çfarë ka ndodhë gjatë ditës së zgjedhjeve dhe numërimit të votave”, ka shkruar më tej Burjani.

Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë kërkuar që të bëhet rinumërimi i disa vendvotimeve në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat