LDK edhe zyrtarisht kërkon rinumërim në Prishtinë, ja përgjigja e PZAP-it

Aktuale

LDK edhe zyrtarisht kërkon rinumërim në Prishtinë, ja përgjigja e PZAP-it

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 11:03
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë disa kërkesa në tek organi i përhershëm, i pavarur dhe kompetent për te vendosur ne lidhje me ankesat dhe apelet e lejuara qe kane te bëjnë me procesin zgjedhor lidhur me balotazhin në dy komuna.

Kryetari i PZAP-it, Mul Desku ka konfirmuar se partia e Isa Mustafës ka shprehur pakënaqësi për qytetin e Prishtinës dhe Dragashin. Andaj, LDK-ja përmes ankesave sugjeroi institucionin përkatës që t'u merren parasysh.

“Gjatë ditës së djeshme janë dorëzuar 3 ankesa nga LDK-ja. Bëhet fjalë  për Prishtinën si dhe komunën e  Dragashit”, ka thënë ai.

Sipas Deskut, ankesat kryesisht i referohen shkaqeve të pavlefshmërisë të një numër të konsiderueshëm të flet-votimeve.

“LDK-ja ka kërkuar rinumërim e gjitha vendvotimeve në Prishtinë ndërsa edhe në Dragash kërkon rinumërimin e disa vendvotimeve”, ka thënë ai.

Ndryshe, PZAP-i ka sqaruar se pas 72 orëve pritet t’i jepet përgjigja Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Paneli i cili bënë shqyrtimin e lëndës përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat