Debat i ashpër mes diplomates së Kosovës dhe deputetit të PDK-së. Shkak fitorja e Agim Bahtirit

Aktuale

Debat i ashpër mes diplomates së Kosovës dhe deputetit të PDK-së. Shkak fitorja e Agim Bahtirit

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 12:19
Fatmire Musliu dhe Kamishi

Një parashikim i diplomates, Fatmire Musliu, për fitoren e Agim Bahtirit në Mitrovicë, kishte ngjallur regime të ashpra të ndjekësve të saj në Facebook.

Në mesin e tyre ishte edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. Zv.ambasadorja e Kosovës në Zvicër, kishte paraparë fitoren e Bahtirit duke analizuar mënyrën se si sillet ai me votuesit.

“Thuani çka t’ju dojë zemra por unë per garën e ardhshme ne Mitrovice e shohë Agim Bahtirin para Valdete Idrizit. Agimi e ka ne favor karten e njejtë si para katër viteve. Shohim e flasim”, kishte shkruar Musliu.

Por kjo analizë e bërë para zgjedhjeve nga Musliu e cila ka magjistruar në Gjermani për Shkenca Politike, nuk i kishte pëlqyer fare deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut i cili i kishte cilësuar këtë parashikim si gabim të madh nga ana e saj. ”Me ketë koment ke befasuar me mbi vlersimin që i bën një mashtruesi ordiner, prandaj ju cituan mediat”, i kishte shkruar ndër të tjera Haxhiu motres së deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.

Menjëherë ka pasuar reagimi i zv.ambasadores e njohur për qëndrimet parimore, pavarësisht orientimit të saj politik. “I nderuar deputet i Kuvendit te Kosovës mua personalisht më habitë entuziazmi yt per një koment te thjeshtê dhe kjo tregon pasigurinë e garës qe po zhvillohet ne Mitrovice”, shkruan Musliu. Por nuk ka heshtur as Bekim Haxhiu i bindur se Idrizi do t’i fitojë zgjedhjet.

“Nuk ke bërë koment të “thjesht” por e ke para përcaktuar fituesin e garës në Mitrovicë ende para se me u deklarua qytetari i Mitrovicës. E vlersoj edhe ketë koment tuajin si shumë profesional “thuani ju çka të doni….Unë entuziast dhe pozitiv tërë jetën time kam qenë, jam edhe sot”, kishte shprehur optimizimin e tij Kamishi.

Por Musliu nuk ishtë tërhequr nga qëndrimi që kishte, duke insistuar se e drejta është në anën e saj gjë që u vertetua ditën e zgjedhjeve. “Shihemi pas zgjedhjeve edhe ta qes ni kafe per rezultatin”, ka shkruar në Facebook, Musliu ndërkohë nuk ka pasuar asnjë koment nga ana e Haxhiut.

Dhe doli ashtu siç paralajmëroi Musliu. Me 19 nëntor Bahtiri fitoi kundrejt Valdete Idrizit të PDK-së. Ditën kur përfunduan zgjedhjet, Musliu duke ironizuar me të gjithë “optimistët” ka bërë një postim në Facebook, duke thënë se kur të vjen në Kosovë nuk ka nevojë të marrë kuletë me vete pasi ka fituar shumë baste për këto zgjedhje me parashikimin e hershëm të rezultateve të cilat kanë dalur siç ka thënë ajo. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat