Pacolli: Kosova dhe Sllovakia të intensifikojnë marrëdhëniet ekonomike

Aktuale

Pacolli: Kosova dhe Sllovakia të intensifikojnë marrëdhëniet ekonomike

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:04
Behgjet Pacolli takim me Lubomir Batar

Ngritja e nivelit të përfaqësimit diplomatik rezident në mes Kosovës dhe Sllovakisë dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe Odave Ekonomike nga të dyja vendet respektive ishin disa nga çështjet që u diskutuan në takimin në mes të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe shefit të Zyrës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batar.

Të dy bashkëbiseduesit shtruan nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit intensiv ekonomik dhe shfrytëzimin e mundësive të reja që ofrojnë tregjet në këto dy vende.

Ministri Pacolli ka kërkuar që gazetarët sllovakë të vijnë dhe të vizitojnë Kosovën, në mënyrë që opinioni publik i Sllovakisë të njohë më për së afërmi zhvillimet dhe realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe potencialet që ofron vendi ynë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat