Daka: KQZ-ja e gatshëm për rinumërim në Prishtinë, nëse kështu vendos PZAP-i

Aktuale

Daka: KQZ-ja e gatshëm për rinumërim në Prishtinë, nëse kështu vendos PZAP-i

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:08
Valdete Daka

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, për kërkesën e LDK-së që të rinumërohen votat në Prishtinë ka thënë se KQZ-ja nuk vendos për kërkesa të tilla, por PZAP-i (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa).

Ajo ka thënë se nëse ky panel urdhëron një gjë të tillë ata do të rinumërojnë votat kudo që i kërkohet.

Po ashtu Ka thënë se deri më tani përveç një vendvotimi në Prizren deri tash nuk ka vendim për rinumërime tjera.

Daka nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të nisë numërimi i votave me kusht.

Sa i përket ndryshimit të rezultatit në Prishtinë, Daka ka thënë se ka qenë një gabim njerëzor ku është ngatërruar një shifër.

E pyetur nëse është e lejueshme bartja e votuesve siç është bërë nga Vetëvendosje ka thënë se kjo është çështje e PZAP-së dhe kushdo që ka ankesa duhet të paraqesë atë apo nëse ka vepër penale duhet ti drejtohet policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat