Shëndetësia merr mbështetja nga Roma zyrtare

Aktuale

Shëndetësia merr mbështetja nga Roma zyrtare

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 16:46
Pamje nga takimi

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, gjatë vizitës në Romë, është takuar me ministren e Shëndetësisë së Italisë, Beatrice Lorenzi, e cila ka konfirmuar gatishmërinë e vendit të saj për të vazhduar mbështetjen për sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Berisha ka çmuar lart rolin e Italisë për të ndihmuar sektorin e shëndetësisë në Kosovë, duke thënë se Italia ka vend të posaçëm në historinë e shëndetësisë të pasluftës dhe se meritat për këtë mbështetje i takojnë qeverisë dhe popullit Italian.

“Shëndetësia kosovare mori premtime të fuqishme për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtejmë nga qeveria Italiane. Shteti, qeveria dhe populli Italian kanë vend të posaçëm në historinë 18 vjeçare të shëndetësisë së pas luftës në Kosovë. Një konfirmim për mbështetje të tillë të konkretizuar për shëndetësinë tonë edhe në të ardhmen, e morëm edhe sot. Në takime të shumta bilaterale dhe në konferencë me përfaqësues të institucioneve qeveritare shëndetësore italiane në romë, kam kënaqësinë të deklarojë se Kosovës ju konfirmua mbështetje serioze për shëndetësinë, nga Beatrice Lorenzin – ministre e Shëndetësisë së Qeverisë së Italisë,” shkruan Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

Numri dy i shëndetësisë, ka bërë të ditur se në saje të qëndrimit dhe takimeve në Romë, Kosova ka marrë mbështetje edhe nga nivele të tjera të larta italiane me ndikim të madh jo vetëm në Itali, por edhe në rajon.

“Kënaqësi dhe nderë i veçantë takimi me ministren e Shëndetësisë së Qeverisë së Italisë Beatrice Lorenzin, Emilia Grazia De Biasi, presidente e 12-të e Shëndetësisë së Senatit, Luca Rosin nga Instituti superior i Shëndetësisë italiane dhe Mario Marazziti, president i Komisionit Parlamentar për punë Sociale dhe Shëndetësi nga dhoma e deputetëve”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, Kosova dhe Italia gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer në disa fusha të shëndetësisë ku kjo e fundit përpos mbështetjes për shëndetësinë tonë, ka mbështetur ndër vite raste specifike pacientësh, duke i trajtuar dhe shëruar me sukses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat