Desku: Të enjten vendoset për ankesat e partive politike

Aktuale

Desku: Të enjten vendoset për ankesat e partive politike

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 17:20
Kryesuesi i PZAP-së Mul Desku

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka paraqitur katër ankesa në PZAP, lidhur me procesin zgjedhor. PDK i ka paraqitur tri ankesa, Vetëvendosje 1, dhe Alternativa i ka paraqitur dy ankesa të cilat janë duke u shqyrtuar.

Kështu tha  për kp kryesuesi i PZAP-së Mul Desku, i cili ka folur për ankesat e partive politike  lidhur me parregullsitë që pretendojnë që ka ndodhur gjatë procesit zgjedhor që u mbajt më 19 nëntor.

Desku: LDK kërkon rinumërim në Prishtinë

“Alternativa dy ankesa. PDK i ka paraqitur tri ankesa. LDK i ka paraqitur katër ankesa dhe VV e ka paraqitur një ankesë...Sa i përket Prishtinës, LDK që ka kërkuar rinumërim të vendvotimeve në komunën e Prishtinës, ka paraqitur një ankesë me të cilën kërkon rinumërimin me pretendimet dhe me faktet që i ka prezantuar  që ka pasur parregullsi siç janë: mospërputhja e nënshkrimeve në listat votuese me votat që kanë qenë në kutitë e votimit. Pastaj ka paraqitur si pretendim apo si fakt pavlefshmërinë apo shpalljen e një numri të konsiderueshëm të fletvotimeve të pavlefshme. Ka theksuar në ankesë se ka  rreth 600 fletëvotime të pavlefshme dhe rreth 500 fletvotime të zbrazëta. Këto janë disa arsye dhe mos përputhja e disa rezultateve në formularët e rezultateve dhe formularët e kandidatëve. këto janë disa fakte me të cilat pretendohet se ka pasur parregullsi. Këto parregullsi që pretendojnë se kanë qenë, LDK k ërkon rinumërim në të gjitha vendvotimet në komunën e Prishtinës”, tha Desku.

Sipas tij edhe PDK po  kërkon anulim në disa vendvotime për të cilat pretendon se ka pasur parregullsi.

Desku: PDK kërkon përsëritje të votimit në Prizren

“Nga ana e subjektit politik PDK gjithashtu dhe në Prizren pretendohet se në një qendër të votimit në katër vendvotime pretendohet se ka pasur parregullsi të natyrave; mospërputhje  të nënshkrimit të  listave të votuesve me fletëvotimet e ndodhura në kuti. Dhe për shkak të presioneve që ka pasur gjatë votimit në ato vendvotime dhe pretendojnë se për shkak të atyre parregullsive të anulohen ato vendvotime në ato qendra të votimit dhe të përsëritet votimi. PDK kërkon që të përsëritet votimi në ato vendvotime...Edhe në Prizren ka pasur ankesë me pretendimet se ka pasur parregullsi, gjoja se ka pasur edhe blerje votash. Mirëpo ato janë pretendime me ankesa. Subjektet i kanë bashkangjitur dëshmitë e tyre dhe paneli do t’i shqyrtoj me kujdes për të gjitha ankesat do të marrë vendime brenda afatit ligjor”, tha ai.

Por se a do të shkoj apo jo Prishtina në rinumërim dhe një qendër votimi në rivotim në Prizren sipas ankesave të LDK-së dhe PDK-së,  Desku thotë se kjo gjë mund të dihet vetëm pas shqyrtimit të ankesave.

Desku: Me kujdes po i shqyrtojmë ankesat

“Nuk mund të themi. Ankesat janë duke u shqyrtuar. Anëtarët e Panelit të cilët janë gjyqtarë  me kujdes me profesionalizëm,  janë duke i shqyrtuar të gjitha pretendimet ankimore, provat apo dëshmitë që i janë bashkangjitur këtyre ankesave. Dhe me kujdes do t’i  shqyrtojmë dhe brenda afatit ligjor do të marrim vendime dhe me vendime do ti njoftojmë palët për ankesat që i kanë paraqitur”, tha Desku

Nëse do të shkohet në rivotim apo rinumërim  kjo gjë sipas Deskut do të dihet më së largu të enjten në orën 19:00.

Desku: Të enjten ankuesit njoftohen për ankesat e tyre

“Paneli ka afat dhe obligim që brenda 72 orëve,  për të njoftuar ankuesit apo palët në këtë rast lidhur me ankesat e tyre. Që i bie të enjten në ora 19:00. Deri në ora 19 të ditës së enjte me 23 nëntor palët do të njoftohen me vendimet lidhur me ankesat e tyre”, tha Desku

Desku tha se në PZAP nuk ka pasur ndonjë ankesë lidhur me raportimet se Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar transport për votuesit e saj ditën e balotazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat