Dardan Molliqaj ka një porosi për LDK-në dhe PDK-në

Aktuale

Dardan Molliqaj ka një porosi për LDK-në dhe PDK-në

Nga: Drilon Rrahmani Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 17:31
Dardan Molliqaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, përmes rrjetit social facebook, ka kritikuar sjelljet e LDK-së dhe PDK-së, pasi sipas tij, sa herë që humbin, sillen si “fëmiu i vogël”.

Molliqaj thotë se VV ka fituar në Prishtinë dhe Prizren, e ky është realiteti që duhet ta pranojnë të gjithë.

Postimi i plotë i Molliqajt:

LDK-ja e PDK-ja po sillen si ai ”fëmiu i vogël” i cili sa herë humbë ankohet dhe kërkon me e nisë lojën nga fillimi.

Zgjedhjet kanë përfunduar të dielën dhe VETËVENDOSJE! është fituese në Prishtinë dhe Prizren. Ndaq pranojeni tash, ndaq priteni certifikimin e rezultateve. Ama, mos vazhdoni me shpifë përmes mediumeve tuaja propaganduese sepse fushata ka mbaruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat