Zyra e BE-së uron zv/kryeministrin Gashi, kërkon punë dhe transparencë

Aktuale

Zyra e BE-së uron zv/kryeministrin Gashi, kërkon punë dhe transparencë

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 19:06
Ilustrim

Në vazhdën e mbështetjeve për detyrat e reja zëvendëskryeministri njëherësh Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi ka pranuar urimet e shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Natalya Apostolova.

Shefja e BE-së thekson rolin që ka Diaspora në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe rëndësinë e investimeve strategjike duke kërkuar transparencë maksimale gjatë këtij procesi.

Me këtë rast zëvendëskryeministri Gashi siguron Shefen e BE-së në Kosovë  se ky proces do të ketë transparencë maksimale.

“Jemi të vetëdijshëm se Investimet kanë munguar në Kosovë për shkak të, madje dhe mungesës së transparencës bashkë me burokracinë e vendimet e gabuara politike. Në rastin tonë ju siguroj Apostolova se procesi i Investimeve Strategjike do të jetë transparentë dhe në çdo hap do të përfshihet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Partnerët tanë Ndërkombëtar”, ka thënë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat