Abrashi thotë se “Prishtina ka një kryetar të ri” – Ahmeti i kundërpërgjigjet

Aktuale

Abrashi thotë se “Prishtina ka një kryetar të ri” – Ahmeti i kundërpërgjigjet

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 20:53
Arban Abrashi dhe Shpend Ahmeti

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi u shpreh i bindur se rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve do ta bëjë atë kryetar të ri të Komunës.

“Prishtina tashmë ka një kryetar të ri”, deklaroi Abrashi, të hënën.

Por, Shpend Ahmeti mendon ndryshe. Ai shprehet i bindur se do të vazhdojë të udhëheq me Komunën e Prishtinës edhe në katër vitet e ardhshme.

Përmes një postimi bë Twitter, Ahmeti ka treguar se po bën përgatitje për pritjen e sezonës dimërore në kryeqytet, si kryetar i Komunës.

“Punët në komunë vazhdojnë. Përgatitjet për sezonin dimëror janë në vijim e sipër”, ka thënë Ahmeti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat