Zemaj: Këto janë provat që LDK-ja do t'i prezantoj në KQZ

Aktuale

Zemaj: Këto janë provat që LDK-ja do t'i prezantoj në KQZ

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 21:25
Armend Zemaj

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar betejën për Prishtinën si pasojë e një gare tepër të ngushtë mes kandidatit të tyre Arban Abrashi dhe atij të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

Armend Zemaj nga LDK ka thënë se kanë katër prova të cilat do t’i parashtrojnë në PZAP dhe KQZ që sipas tij dëshmojnë për manipulim të zgjedhjeve.

E para sipas Zemajt, është procesi i numërimit të votave që “është gjetur se ka pasur manipulime për kandidatin tonë” pastaj bartja e votës që ka qenë për Abrashin e që i është numëruar Ahmetit, votat e pavlefshme që nuk janë treguar pse janë të tilla e deri tek bartja e votuesve në ditën e zgjedhjeve.

Zemaj ka thënë se të gjitha këto prova do ti dërgojnë edhe në Prokurori.

“Grupi i ekspertëve tanë ka gjetur të gjitha provat, dhe kemi prova shtesë”, ka thënë Zemaj, por pa sqaruar për cilat prova e ka fjalën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat