Sejdiu: PDK dhe LDK bënë marrëveshje për Prishtinën dhe Prizrenin

Aktuale

Sejdiu: PDK dhe LDK bënë marrëveshje për Prishtinën dhe Prizrenin

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 22:27
Dardan Sejdiu

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Dardan Sejdiu,  ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë pasur marrëveshje që ta mbështesin njëra tjetrën në Prishtinë dhe Prizren.

Sejdiu në emisionin “Debat D”, ka thënë se partia e Mustafës për ta marrë mbështetjen e PDK-së në kryeqytet për kandidatin e tyre, Arban Abrashi, nuk e ka mbështetur VV-në në Komunën e Prizrenit. Ndryshe, në garën e balotazhi në Prishtinë është përballur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti, përballë atij të LDK-së, Arban Abrashi, për dallim prej Prizrenit, ku kandidati i VV-së Mytaher Haskuka është përballur më kandidatin e PDK-së, Mytaher Haskuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat