Haxhiu: PDK dhe as LDK nuk qante kokën sepse vjedhjet i kishin orkestruar bashkë

Aktuale

Haxhiu: PDK dhe as LDK nuk qante kokën sepse vjedhjet i kishin orkestruar bashkë

Nga: A.M. Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 22:36
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas akuzave për parregullësi të votave.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se PDK dhe LDK po tentojnë që të deformojnë vullnetin e qytetarëve duke kërkuar rinumërim dhe rivotim në Prishtinë dhe Prizren.

Postimi i plotë:

Kur në vitin 2010 kishte vjedhje industriale të votave dhe kur këtë e thonin edhe vëzhguesit ndërkombetar, as PDK dhe as LDK nuk qante kokën sepse vjedhjet i kishin orkestruar bashkë!

Zgjedhjet e vitit 2017 sidomos këto lokale, ishin zgjedhjet më të rregullta që nga paslufta! Pikërisht këtë po e thotë edhe KQZ por edhe ekipi i vëzhguesve ndërkombetar si dhe ata vendor që kanë monitoruar zgjedhjet!

Dhe pikërisht tash PDK dhe LDK herë flasin për rivotim e herë për rinumërim, për Prishtinën dhe Prizrenin, sepse këtu ju dhemb më së shumti dhe mundohen përmes disa deriqkave të deformojnë vullnetin e qytetarëve ndonëse e dijnë shumë mirë që do ta mbrojmë me çdo kusht vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 19 nëntorit!

Shpresoj qe ky proces do te permbyllet se shpejti sepse Prishtina duhet t'i vazhdoje ndryshimet, po ashtu ne Prizren dhe Dardane duhet te fillojne ndryshimet :)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat