Haradinaj e pranon se i ka ndarë në krye n’veti 290 mijë euro

Aktuale

Haradinaj e pranon se i ka ndarë në krye n’veti 290 mijë euro

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 22:46
Ramush Haradinaj

Kryeministri ishte duke e përfunduar punën kur në dalje të objektit të Qeverisë, në sheshin e kryeqytetit, ishin mbledhur familjarët e Rastit Kumanova për të protestuar ndaj vendimit të gjykatës në Maqedoni .

Pjesëtarët e Grupit Kumanova u dënuan më gjithsej 746 vjet burg. Me burg të përjetshëm u dënuan shtatë persona, ndërsa vetëm katër u liruan nga aktakuza.

15 prej tyre janë shtetas të Republikës së Kosovës.

“Në këto raste gjykimi i im është i shpejtë”, ka thënë Haradinaj.

Kjo kishte bërë që Ramush Haradinaj të ndante 290 mijë euro për familjarët e 15 të dënuarve nga Kosova. Por mënyra sesi kryeministri ka marrë një vendim të tillë është jo fort e zakonshme.

Ka treguar vet ai.

“E kom thirrë ministrin e Drejtësisë, a pe bon një propozim diqysh, tha po kqyri me vet qysh shkon, edhe i mshova vet prej zyrës së kryeminsitrit, shpejt e shpejt”, ka thënë Haradinaj.

Ai më pas ka folur se ka pranuar shumë ankesa por që nuk i ka rënë pishman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat