Lëshohet urdhër-arrest ndaj Kurtit, Haxhiut, e Kadaj-Bujupit, policia në kërkim të tyre

Aktuale

Lëshohet urdhër-arrest ndaj Kurtit, Haxhiut, e Kadaj-Bujupit, policia në kërkim të tyre

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 08:46
Banesa e Albin Kurtit

(E plotësuar) - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot është dashur të paraqitet në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, Kurti ka refuzuar edhe një herë që të paraqitet në Gjykatë, ndërkohë që Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm ka rrethuar banesën e tij të Parku i Qytetit.

Për këtë Policia e Kosovës thotë se vetë Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë një urdhëresë për policinë që ta dërgojë në gjykatë Kurtin për seancën e datës së sotme.

“Gjykata Themelore ne Prishtine me 13.10.2017 ka nxjerre nje urdherese per policine qe ta dërgoj ne gjykate personin A.K perpara ores 09:00 ne seancen e dates 22.11.2017 ne proceduren e cila eshte duke u zhvilluar ndaj tij. Konform detyrimit ligjor dhe pergjegjesise per ta realizuar kete urdherese policia ka derguar nje njesi- patrulle policore per ta kerkuar personin ne adresat dhe detajet e tjera te dhena por nuk ka hasur ne te. Nderlidhur me kete policia do te njoftoj gjykaten perpara fillimit te seances dhe me pastaj mbeten ne kompetencen e gjykates veprimet e metejme”, thonë zyrtarët policorë.

Ndërsa, në Gjykatë është paraqitur vetëm deputeti Faton Topalli.

Image
Policia te shtëpia e Kurtit

Policia e Kosovës, vazhdon ta kërkojë Albin Kurtin

Policia e Kosovës është duke e kërkuar Albin Kurtin, në përpjekje për ta dërguar atë në seancën qe pritej të filloj nga ora 9:00 në Gjykatën Themelore.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borofci në një përgjigje për Indeksonline ka konfirmuar se, një njësi patrulle e policisë është dërguar në adresën e personit në fjalë për sjellë atë para gjykatës, por  ende nuk ka hasur në të.

“Gjykata Themelore ne Prishtine me 13.10.2017 ka nxjerre një urdhëresë për policinë që ta dërgoj në gjykate Albin Kurtin  përpara orës 09:00 në seancën e datës 22.11.2017 në procedurën e cila është duke u zhvilluar ndaj tij. Konform detyrimit ligjor dhe përgjegjësisë për ta realizuar këtë urdhëresë policia ka dërguar një njësi- patrulle policore për ta kërkuar personin ne adresat dhe detajet e tjera te dhëna por nuk ka hasur ne te”, thuhet në përgjigje.

Sipas tij ndërlidhur me këtë policia do te njoftoj gjykatën përpara fillimit te seancës dhe me pastaj mbeten ne kompetencën e gjykatës veprimet e mëtejme. 

Ky është deputeti i vetëm që shkoi në Gjykatë

Asnjëri nuk u paraqitën në Gjykatë përveç Faton Topallit. As Albin Kurti, as Donika Kadaj e as Albulena Haxhiu nuk shkuan në seancën për hedhjen e gazit, pavarësisht thirrjeve të gjykatës.

Derisa policia është në kërkim të Kurtit e Kadajt, është Haxhiu, ajo që është lajmëruar vet se ndodhet në banesë.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë në mungesë të Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit.

Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të tyre në gjykatë.

Në seancën e kaluar kishte munguar edhe deputetja-dëshmitare  Flora Brovina, për të cilën gjithashtu ishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.

Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve të përgjithshme për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër të Vetëvendosjes.

Të akuzuarit ishin  arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.

Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.

Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.

Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.

Image
Pamje nga gjykata

Urdhërarrest për Kurtin e Kadajn

Gjyqtari Beqir Kalludra ka lëshuar vendim për t’i arrestuar e paraburgosur tre deputetë të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Doika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Kalludra tha se gjykata kishte udhëruar Policinë e Kosovës që t’i sjell në mënyrë të detyrueshme Kadaj-Bujupin e Kurtin në gjykatë, por ata nuk janë gjetur në banesat e tyre, e nuk është paraqitur as Albulena Haxhiu.

“Për të akuzuarit Donika Kadaj Bujupi dhe Albin Kurti, gjykata ka lëshuar urdhër për sjellje të detyrueshme nga ana e Policisë së Kosovës, por ata nuk janë gjetur në banesat e tyre”, tha ai në seancën e nisur pas orës 09:00.

Ai mori vendim që tre deputetëve t’u caktohet masë e paraburgimit, çka nënkupton se do të arrestohen në momentin që policia has në kontakt me ta.

“Trupi gjykues merr vendim kundër të akuzuarve për t’i arrestuar, gjykata lëshon vendim për paraburgim. Gjithashtu kundër të akuzuarve Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu u caktohet mbrojtës, sipas procedurës penale”, tha ai.

Ndërsa, seancën e sotme e ndërpreu për ta vazhduar brenda një afati të pacaktuar.

“Meqenëse nuk ka kushte, seanca nuk mund të vazhdojë. Shtyhet në afat të pacaktuar derisa të bëhen kushtet për vazhdimin e kësaj séance”, tha Kalludra.

I vetmi i pranishëm në këtë seancë ishte deputeti Faton Topalli.

Policia largohet nga banesa e Albin Kurtit, nuk e gjen aty

Policia e Kosovës ka shkuar herët në mëngjes në banesën e Albin Kurtit që gjendet afër Parkut të Qytetit për ta marr dhe për ta dërguar në gjykatë por janë kthyer mbrapsht pasi që I njëjti nuk gjendej aty.

Ky aksion i Policisë është bërë me urdhër të gjykatës pasi që Kurti akuzohet se ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Bashkë me të akuzohet edhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi shtëpia e së cilës po ashtu është kontrolluar sot herët si dhe deputetët Faton Topalli dhe Glauk Konjufca.

***

Policia e Kosovës po kërkon deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ndaj të cilit ka lëshuar fletarrest Gjykata Themelore e Prishtinës.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë sot në orët e para të mëngjesit pranë banesës së deputetit të Kosovës Albin Kurti në afërsi të parkut të qytetit. 

Poashtu Policia e kanë kërkuar Albin Kurtin edhe në zyret e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.

Siç është katër deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje pritet që sot të paraqiten para Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli pritet që të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë në mungesë të Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit.

Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të tyre në gjykatë.

Në seancën e kaluar kishte munguar edhe deputetja-dëshmitare  Flora Brovina, për të cilën gjithashtu ishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.

Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve të përgjithshme për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër të Vetëvendosjes.

Të akuzuarit ishin  arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.

Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.

Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.

Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.

Sipas tij ndërlidhur me këtë policia do te njoftoj gjykatën përpara fillimit te seancës dhe me pastaj mbeten ne kompetencën e gjykatës veprimet e mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat